Lajme

EULEX-i merr pjesë në dorëzimin e pajisjeve mjekësore të dhuruara falë iniciativës 2022 të Çiklizmit nëpër Kosovë për Fëmijë për grumbullim të fondeve

13 janar 2023

Më 13 janar, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) mori pjesë në dorëzimin e pajisjeve mjekësore në repartin e pediatrisë së spitalit rajonal të Gjilanit, pajisje këto të blera me paratë e grumbulluara gjatë edicionit 2022 të Çiklizmit nëpër Kosovë për Fëmijë.

Çiklizmi nëpër Kosovë për Fëmijë është iniciativë për grumbullim të fondeve e organizuar nga OJQ-ja kosovare Action for Mothers and Children/Aksioni për nëna dhe fëmijë për grumbullimin e fondeve për fëmijë në nevojë dhe EULEX-i me krenari ka mbështetur këtë aksion dobiprurës gjatë tetë viteve të fundit radhazi. Në veçanti, gjatë vitit 2022, Misioni ka marrë pjesë aktive në aktivitetin e çiklizmit dhe ka ofruar asistencë mjekësore dhe logjistike përgjatë tërë rrugëtimit.

Edicioni i sivjetmë i Çiklizmit nëpër Kosovë për Fëmijë do të mbahet nga 15 deri 18 qershor 2023.