Lajme

Intervista e Zëdhënëses së EULEX-it për ABC News Albania lidhur me rolin dhe praninë e EULEX-it në pjesën veriore të Kosovës

11 nëntor 2022

Më 11 nëntor, Zëdhënësja e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Donika Berisha Rizaj e dha një intervistë për ABC News Albania dhe foli për zbarkimin e Njësisë Policore të Specializuar Rezervë të EULEX-it (NJPSR), rolin e Misionit si reagues i dytë i sigurisë në Kosovë dhe për praninë monitoruese të EULEX-it në veri të Kosovës.

Berisha Rizaj e konfirmoi zbarkimin e paradokohshëm të përkohshëm në Kosovë të 23 xhandarëve nga Karabinierët e Italisë: “Me 8 Nëntor, një Njësi Policore e Specializuar Rezervë e përbërë nga 23 xhandarë nga Karabinierët italianë u zbarkua përkohësisht në Kosovë për t’i përforcuar kapacitetet e Njësisë Policore të Specializuar ekzistuese të EULEX-it, e cila përbëhet nga 105 zyrtarë policorë’.

Lidhur me praninë dhe rolin e Misionit në pjesën veriore të Kosovës, Zëdhënësja e EULEX-it sqaroi se Njësia Policore e Specializuar e EULEX-it i ka shtuar më tej patrullimet e saj mobile të vëzhgimit në pjesën veriore të Kosovës, duke shtuar se: “Këshilltarët policorë të lartë të EULEX-it për veriun janë të vendosur në kompleksin e Drejtorisë së Policisë së Kosovës Rajoni Veri dhe janë duke dhënë këshilla për Drejtorinë e Policisë së Kosovës Rajoni Veri dhe katër stacionet policore nën komandën e saj në lidhje me një sërë çështjesh. Po ashtu, Këshilltarja e EULEX-it për Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore të Mitrovicës dhe Këshilltarja e EULEX-it për Kryetarin e Gjykatës Themelore të Mitrovicës janë duke e monitoruar nga afër situatën në këto dy institucione të drejtësisë”.

Në fund, Berisha Rizaj konfirmoi se EULEX-i është duke e monitoruar situatën në Pikë-kalimet e Përbashkëta në Jarinjë dhe Bërnjak përmes Njësisë Policore të Specializuar të tij dhe se, për momentin këto dy Pikë-kalime të Përbashkëta janë duke funksionuar normalisht pa ndonjë pengesë.

“Ne do ta bëjmë atë që është e nevojshme dhe atë që duhet për ta mbështetur stabilitetin e Kosovës, në suaza të mandatit tonë, si dhe të kontribuojmë për sigurinë e popullatës së saj”, deklaroi Zëdhënësja e EULEX-it, duke theksuar se në rolin e tij si reaguesi i dytë i sigurisë në Kosovë, EULEX-i do të angazhohet vetëm me kërkesë eksplicite të Policisë së Kosovës.

Intervista e plotë: https://www.youtube.com/watch?app=desktop&v=TNpyaQlXE7A&feature=emb_title&fbclid=IwAR0M8YW9TX7YtzwL2LxIJy-cnJax0JlKFrL97zzRc6EuyzvjyU7FsrVGy4Y