Lajme

EULEX-i priti një grup të policëve nga Gjermania

29 prill 2022

Një grup prej njëmbëdhjetë policëve nga Gjermania e vizituan selinë e EULEX-it për të mësuar më shumë lidhur me mandatin e këtij Misioni.

Mysafirët u pritën nga Zëdhënësja e EULEX-it, Donika Berisha Rizaj, e cila e bëri një prezantim për mandatin e EULEX-it, duke u fokusuar në aktivitete specifike të paraqitura me anë të video incizimeve të shkurta që nganjëherë tregojnë më shumë se fjalë. Mysafirët ishin shumë të interesuar të dinë nëse opinioni publik i Kosovës e percepton EULEX-in ndryshe tani krahasuar me kohën kur ky Mision kishte mandat ekzekutiv.

Të arriturat dhe sfidat e këtij Misioni u sqaruan në mënyrë të hollësishme nga Shefi i Kabinetit i EULEX-it, Mathias Zander, ndërsa punën e Njësisë së EULEX-it për Monitorimin e Rasteve e sqaroi Shefi i kësaj njësie, Hubert van Eck Koster.

Mysafirët u interesuan të dinë më shumë lidhur me monitorimin e fuqishëm të sistemit të drejtësisë së Kosovës nga ana e EULEX-it, si dhe për mendimin e homologëve vendas lidhur me rekomandimet e këtij Misioni për përmirësimin e sistemit të drejtësisë së Kosovës që janë të përfshira në Raportet e EULEX-it për Monitorimin e Drejtësisë.