Lajme

EULEX-i organizoi një vizitë studimore për nxënësit e Gjimnazit Nærum

12 nëntor 2021

Më 10 nëntor, 19 nxënës të shkollave të mesme dhe dy mësues nga gjimnazi Nærum i Danimarkës e vizituan Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX). 

Ata u informuan nga Shefja e Zyrës për Shtyp dhe Informim Publik dhe Zëdhënësja, Ioanna Lachana dhe Monitoruesi Kryesor Tematik për Krimet e Urrejtjes, Svend Erik Hellner, për punën e këtij misioni, rrugëtimin e tij, si dhe për objektivat dhe sfidat me të cilat është përballur ky Misioni deri më sot. Nxënësve ju shpalos gjithashtu një përmbledhje e mandatit aktual dhe arritjeve të misionit. 

Vizitorëve u bëri shumë përshtypje puna e misionit dhe bënë pyetje konkrete lidhur me praninë tonë në Kosovë. Pas prezantimit, ata u angazhuan në një diskutim interaktiv me stafin e EULEX-it, të cilët i inkurajuan që t’i vazhdojnë mësimet e tyre, ashtu që një ditë edhe ata të mund të bëhen pjesë e ekipit të EULEX-it.