Lajme

Punëtoria për krimin ndëretnik mbledhë shoqërinë civile, institucionet e Kosovës, EULEX-in

30 qershor 2015

Duke ditur se krimet dhe incidentet e bazuara në paragjykim janë në fokus të strukturës së sundimit të ligjit në Kosovë, Policia e EULEX-it nga Departamenti për Fuqizim  e ka fasilituar një punëtori dyditore për të adresuar këtë çështje dhe për të kërkuar qasje të reja për trajtimin e kësaj sfide ekzistuese. Punëtoria u mbajt prej 15 – 16 qershor, në hotel Afa, në Prishtinë. Jesse Damewood, Ushtrues detyre i asistentit të shefit të sektorit për Fuqizim, ekspertë nga shoqëria civile, ekspertë nga organizatat ndërkombëtare, Policia e Kosovës , Këshilli Prokurorial i Kosovës, dhe nga Kryeprokuroria e Shtetit të Kosovës u mblodhën në dialog për vendosjen e një qasje unike e cila do të ndikoj në mënyrë pozitive në kapjen, ndjekjen penale dhe gjykimin e incidenteve penale dhe përmirësimin e gjendjes së sigurisë brenda minoriteteve.  

“Ne kemi dashur që të kemi një grup të ndryshëm me aktorë relevant me qëllim të sigurimit të fakteve dhe të kontekstit të krimeve, dhe veçanërisht krimeve të bazuara në urrejtje, të cilat paraqiten në Kosovë. Përmes fasilitimit të dialogut it në mes të përfaqësuesve të policisë, prokurorisë dhe gjyqësorit, shoqërisë civile, dhe agjencive ndërkombëtare synimi i ynë ishte të arrijmë deri te një strategji gjithëpërfshirëse se si t’u ndihmohet komuniteteve jo shumicë me qëllim të rritjes së besimit të tyre dhe rritjes së angazhimeve të tyre me autoritetet nga niveli lokal dhe ai qendror,” deklaroi Jesse Damewood.     

Punëtoria i angazhonte pjesëmarrësit në diskutim grupor duke përdor edhe ndërrimin e roleve në qasjen e institucioneve të Kosovës, duke ju mundësuar krijimin e politikave nga perspektivat  alternativë. Në ditën e dytë të punëtorisë u zhvilluan prezantimet e rasteve të studimit nga OSBE-ja dhe EULEX-i, të cilët i inkurajonin pjesëmarrësit që të diskutonin për qasjet e ndryshme të procesimit të krimeve të bazuara në motivet e mundshme etnike. Një përfaqësues nga OSBE-ja e theksoi rëndësinë e këtij takimi: “Konferencat si kjo, ku punojnë bashkë aktorët vendës dhe ndërkombëtar e rrisin vetëdijesimin për rastet e kësaj natyre. Aty ku ka ide dhe qasje të ndryshme nuk do të thotë se dikush domosdo e ka gabim ose mirë, ne thjesht duhet të arrijmë deri te një konsensus për krijimin e një qasje të përbashkët.” 

Në mesin e çështjeve të cilat tërhoqën vëmendje të konsiderueshme ishte edhe kualifikimi i rasteve. Në më se nëntëdhjetë për qind të krimeve në gjithë botën është e vështirë të përcaktohet motivi. Megjithatë, në Kosovë, si në çdo vend tjetër, klasifikimi në fillim të procesit hetimor paraqet sfidën më të rëndësishme. Në mesin e autputeve të nxjerra nga konferenca ishte rëndësia e një komunikimi të hapur dhe konstruktiv i cili duhet të vendoset në mes të prokurorisë dhe Policisë së Kosovës. Me t’u realizuar kjo, do të sigurohet një mundësi më e madhe për klasifikimin e duhur të rastit dhe vlerësimin nëse është ose jo i motivuar etnikisht, që çon deri te një ndjekje penale më e efektshme.  

Adrian Zeqiri, drejtor ekzekutiv i Qendrës Evropiane për Çështje të Minoriteteve, e theksoi rëndësinë e punës së përbashkët të hetuesve dhe të prokurorëve: “krimet ndëretnike dhe krimet e bazuara në urrejtje janë çështje të ndjeshme dhe janë të një rëndësie të madhe për grupet e pakicave në Kosovë, prandaj është me rëndësi që të ekzistoj dialogu në mes të hetuesve dhe prokurorëve, në mënyrë që ata të mund të punojnë në mënyrë konstruktive në përcaktimin e natyrës dhe zgjidhjes së këtyre krimeve.” Prania e organizatave nga shoqëria civile si ECMI janë shumë të rëndësishme në këtë ngjarje meqë ata janë në dijeni për të drejtat e minoriteteve në Kosovë dhe për sfidat me të cilat ata ballafaqohen.      

Punëtoria ishte një fillim i fuqishëm drejt hapjes së komunikimit në mes të aktorëve me relevancë për çështjen e krimit ndëretnik. “Ne po shohim se qeveria e Kosovës në të gjitha nivelet, duke përfshirë institucionet politike dhe ato të sundimit të ligjit është duke i zgjeruar përpjekjet për të krijuar strategjitë për luftimin e këtij problemi. Si gjithmonë, EULEX-i i mbështetë këto aktivitete dhe do të vazhdojë ta bëj këtë nëpër punëtoritë e këtij lloji, “përfundoi Jesse Damewood.