Lajme

Ligjëratë për mjekësinë ligjore në fakultetin e mjekësisë në Mitrovicë

30 maj 2015

Të enjten, më 30 maj, ishte organizuar një ligjëratë nga mjekësia ligjore dhe antropologjia për studentët e vitit të parë të mjekësisë. Tarja Formisto, Zëvendës-drejtoreshë e Departamentit të Mjekësisë Ligjore (DML), shpjegoi në hollësi punën e saj dhe rolin që ka mjekësia ligjore në punën e përgjithshme të EULEX-it në Kosovë. 

Më shumë se 150 studentë të mjekësisë e kanë ndjekur ligjëratën në një sallë e cila ishte e mbushur deri në ulësen e fundit. Dekani i universitetit mbajti një fjalim hyrës dhe prezantoi Tarja Formisto dhe Masufumi Miyoshi, një gazetar nga burimi i lajmeve Yomiuri Shimbum në Japoni, i cili gjendet në një mision dyditor për të raportuar për punën e EULEX-it në Kosovë. Dekani me disa profesorë dhe studentë të pranishëm e përshëndetën praninë e një eksperteje si Tarja dhe mundësinë që ajo të ndajë me ta përvojën dhe njohuritë e saj. Tarja e kishte përshtatur ligjëratën e saj për studentët e vitit të parë të mjekësisë dhe gjatë prezantimit pamor, ajo paraqiti edhe mjete pamore ndihmëse, në mënyrë që studentët të kuptonin në mënyrë më gjithëpërfshirëse punën e një antropologu. Ligjërata e saj ishte e përqendruar në tema të ngjashme si, përcaktimi i gjinisë, moshës dhe i gjendjes së një trupi të vdekur përmes analizës së eshtrave dhe pjesëve të eshtrave. Ajo në mënyrë të plotë e shpjegoi për procesin i cili zhvillohet gjatë çdo gërmimi dhe ekzaminimi dhe për atë se sa mund të varen këto të fundit nga kushtet dhe hapësira gjeologjike e vendit. Tarja e shpjegoi rëndësinë e pastrimit të eshtrave dhe përvojën e konsiderueshme e cila është e nevojshme për përcaktimin e llojit të ashtit të gjetur, nëse bëhet fjalë për një asht të njeriut ose të kafshës. Tarja vazhdoi të shpjegojë se në çdo rajon të pas konfliktit ku bëhen gërmime duhet të ketë një ekspert si ajo në mënyrë që të përcaktohen aspektet esenciale të identifikimit të cilat pastaj e lejojnë vazhdimin e një hetimi. 

Pas ligjëratës, studentët u angazhuan  në një diskutim me fokus për hollësitë e forenzikës dhe antropologjisë, meqë ata po mendonin për studimet e tyre të ardhshme  dhe karrierën që do të ndjekin. Kjo ishte ligjërata e fundit për këtë vit shkollor duke ditur se pas disa javëve pasojnë provimet dhe pushimi veror. Megjithatë, ligjërata ofroi një bazë për një përkushtim të shfaqur nga universiteti dhe DML-ja për të vazhduar me këtë lloj të bashkëpunimit gjatë vitit shkollor të ardhshëm.