Lajme

EULEX-i i dhuron pajisje mjekësore Qendrës Klinike Universitare të Prishtinës

03 prill 2015

Sot EULEX-i ia dorëzoi si donacion Qendrës Klinike Universitare të Prishtinës disa pajisje mjekësore përfshirë një sterilizues autoklavë, një inhalator, një ventilator për frymëmarrje artificiale, një monitor për pacientë dhe një aparat anestezioni. 

Sean Kerins, Shef i Departamentit për Mbështetje të Misionit EULEX, sqaroi se këto donacione janë pjesë e pajisjeve që janë bërë tepricë karshi nevojave të Misionit dhe se EULEX-i, pasi që ka pranuar kërkesë nga institucionet e Kosovës, është shumë i lumtur t’i dhurojë ato.

Rina Limani, Koordinatore për Donacione nga Qendra Klinike Universitare e Prishtinës, e falënderoi EULEX-in për mbështetjen e tij të vazhdueshme. "EULEX-i ka vërtetuar se është shumë ndihmues duke ofruar donacione të ndryshme po ashtu edhe në të kaluarën. Deri tani, i kemi marrë dy autoambulanca për Qendrën Klinike Universitare të Prishtinës dhe Spitalin Rajonal në Kaçanik, të cilat e kanë ndihmuar punën tonë,” tha Limani. “Pajisjet mjekësore që i kemi marrë sot do të na ndihmojnë shumë, mund të shfrytëzohen në kujdesin intensiv ose në qendrën e emergjencës,” shtoi ajo. 

Që nga vitit 2011, EULEX-i i ka dhuruar disa donacione, përveç pajisjeve mjekësore, si; pajisje të TI-së, material për zyre, automjete, etj., me qëllim që ta ndihmojë forcimin e kapaciteteve të institucioneve vendase.