Lajme

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së viziton Kosovën

26 mars 2015

Federica Mogherini, Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë/Zëvendës Presidente e Komisionit Evropian ka arritur në Kosovë më 26 mars, për një vizitë njëditore. 

Në kuadër të vizitës së saj në Kosovë, Përfaqësuesja e Lartë/Zëvendës Presidentja Mogherini po ashtu ka vizituar edhe Misionin për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX. 

 

Shefi i EULEX-it, Gabriele Meucci, i dëshiroi mirëseardhje zj. Mogherini në selinë qendrore të EULEX-it në Prishtinë, meqë rast ajo iu është drejtuar gjithë pjesëtarëve të stafit të EULEX-it dhe e përgëzoi EULEX-in për punën që bën në fushën e sundimit të ligjit në Kosovë.