Fillimi  BreadCrumbTrailer Zyra për Komunikim dhe Media  BreadCrumbTrailerLajme  BreadCrumbTrailerMesazhi i Shefit të Misionit për Ditën...

Mesazhi i Shefit të Misionit për Ditën Ndërkombëtare të Romëve

08 prill 2020

Në Ditën Ndërkombëtare të Romëve, ne i bëjmë jehonë thirrjeve për qasje të barabartë në drejtësi dhe mbrojtje nga diskriminimi për romët në Kosovë. Nga monitorimi i rasteve EULEX-i ka identifikuar se diskriminimi dhe dhuna ndaj pakicave në Kosovë, veçanërisht për komunitetin rom, është një shqetësim serioz i vazhdueshëm. Më shumë përpjekje janë të domosdoshme për ta kundërshtuar mostolerancën ndaj pjesëtarëve të këtij komuniteti dhe për t’u siguruar atyre që t’i gëzojnë në mënyrë të barabartë të drejtat e njeriut. Ne mbetemi të përkushtuar që t’i ndihmojmë institucionet e Kosovës për sundimin e ligjit për ta adresuar diskriminimin e romëve dhe të pakicave tjera, si dhe për t’u siguruar atyre qasje të barabartë në drejtësi në përputhje me legjislacionin e Kosovës dhe standardet e të drejtave të njeriut.

 

Prapa

Zyra për Komunikim dhe Media