Lajme

Njësia Policore e Specializuar e EULEX-it merr pjesë në një trajnim të AERO-Medevac

28 janar 2020

Më 20 janar, zyrtarë nga Njësia Policore e Specializuar e EULEX-it (NjPS) dhe KFOR-i morën pjesë në një trajnim për evakuimet mjekësore me helikopter (AERO-Medevac).

Trajnimi, i cili u mbajt në bazën logjistike të NjPS në Mitrovicë, shërbeu për t’i përgatitur rreth 50 zyrtarë policorë të NjPS polake me veprimet e nevojshme që personeli i KFOR-it dhe i EULEX-it do t’i ndërmarrin në rast të ndonjë situate emergjente që kërkon evakuim mjekësor të menjëhershëm.

Nën udhëzimet e zyrtarëve të KFOR-it, stërvitjet u mbajtën me helikopter të ndezur si dhe të fikur, ndërsa zyrtarët u trajnuan për përgatitjen e aterimit dhe marrjen dhe zbritjen e sigurt të pacientëve.