Lajme

EULEX-i dhe Departamenti i Lartmadhërisë së Saj i të Hyrave dhe Doganës e bashkë-organizuan një vizitë studimore në Britani të Madhe për ta mbështetur Menaxhimin e Kufirit në Kosovë

08 nëntor 2019

Prej datës 4 deri 8 nëntor, EULEX-i, në partneritet me Departamentin e Lartmadhërisë së Saj të Hyrave dhe Doganës, e organizuan një vizitë studimore në Britani të Madhe për personelin e lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) dhe Qendrës Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit (QKMK).

Kjo vizitë që kishte për synim mbështetjen e mëtejme të zhvillimit profesional të Menaxhimit të Kufirit në Kosovë, në veçanti të QKMK, përmirësimin e funksionalitetit të QKMK-së, si dhe përmirësimin e shkëmbimit të informatave.

Në kuadër të delegacionit kosovar ishin Zëvendësministri i Punëve të Brendshme/Koordinatori Kombëtar për MIK dhe përfaqësues të lartë nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe QKMK-ja.