Lajme

Ndeja lamtumirëse për Shfen në largim të EULEX-it Alexandra Papadopoulou

15 korrik 2019

Liderë politikë, si dhe përfaqësues të mediumeve, shoqërisë civile dhe organizatave ndërkombëtare morën pjesë në ndejën lamtumirëse për Shefen në largim të EULEX-it, Alexandra Papadopoulou, e cila u largua nga EULEX-i pas gati tri viteve të shërbimit të saj.

Gjatë kësaj ndeje lamtumirëse, Shefja në largim e EULEX-it foli për mandatin e saj si Shefe e Misionit, duke nënvizuar se përgjegjësitë të cilat është dashur t’i ushtrojë si Shefe e Misionit më të madh të PPSM të cilin e ka krijuar ndonjëherë BE-ja ishin shumë të mëdha. “Ky nuk qe një udhëtim i lehtë, por ishte jashtëzakonisht i mrekullueshëm,” theksoi Papadopoulou.

Shefja në largim e EULEX-it foli gjithashtu për sfidat më të rëndësishme me të cilat u ballafaqua ajo gjatë këtyre tri viteve të kaluara: “E para ishte menaxhimi i pritshmërive. Ky ishte problem që prej fillimit të EULEX-it, që nga hera e parë kur EULEX-i u vendos në Kosovë. Sfida e dytë me të cilën është dashur të ballafaqohem ishte transformimi i këtij Misioni. Në një pikë të caktuar, ky Mision është dashur ta pranojë faktin se Kosova është pjekur. Ndoshta Kosova nuk është e përkryer, ende duhet të bëhet shumë punë, por Kosova është pjekur. Prandaj, vendet anëtare të BE-së morën vendim që EULEX-i duhej ta ndryshonte mandatin e tij për ta pasqyruar realitetin e ri.” Papadopoulou shtoi se ndryshimi i mandatit të EULEX-it ishte po ashtu dëshmi e asaj që ky Mision e kishte arritur bashkë me Kosovën, sepse ashtu siç theksoi ajo, “të arriturat e EULEX-it janë të arritura të Kosovoës”.

Po ashtu, ajo i falënderoi të gjithë në Kosovë për përkrahjen dhe dashamirësinë e tyre. “Të gjithë ishin shumë të mirë ndaj meje dhe kjo është e jashtëzakonshme,” tha Papadopoulou, duke shtuar: “Ju faleminderit të gjithëve që më përkrahët, që treguat miqësi dhe dashamirësi për mua, si dhe që më ofruat mikpritjen tuaj në Kosovë gjatë këtyre tri viteve. Unë nuk po shkoj shumë larg, Greqia është shumë afër dhe unë do të vij për vizita sepse Kosova zë një vend të veçantë në zemrën time.”