Komunikata për Shtyp

Komunikata për Shtyp

Shpallet aktgjykimi për rastin e O.I.

21 janar 2016

Sot, në Gjykatën Themelore të Mitrovicës, një trup gjykues i përbërë nga gjyqtarë ndërkombëtarë e shpalli O.I. fajtor për kryerjen e veprës penale “Krime të luftës kundër popullatës civile.”

Gjykata vërtetoi se më 14 prill 1999, forcat serbe i larguan me forcë shumë familje shqiptare nga shtëpitë e tyre dhe i mblodhën jashtë në rrugë. Një grup i paramilitarëve/policëve e ndau dhe mori një grup të meshkujve nga ushtria derisa arritën tek pika e kontrollit të policisë/paramilitarëve. O.I. ishte pjesë e grupit të paramilitarëve/policisë të pranishëm në pikën e kontrollit.  Ai mbante uniformë të kaltër dhe ishte i armatosur.

Pastaj, këta meshkuj u shoqëruan përmes kësaj pike të kontrollit. Katër meshkuj u vranë derisa ky operacion u ndal për shkak të ardhjes së një personi të uniformuar, i cili dha urdhër për t’u ndalur.

O.I. ishte në dijeni të operacionit për dëbimin dhe vrasjen e shqiptarëve. Atë ditë, ai me dashje u pajtua me këtë plan duke e ditur që si pasojë e kësaj do të ndodhnin vrasjet.

I akuzuari O.I., u dënua me 9 vjet burgim.

Në lidhje me ngjarjet e 3 shkurtit 2000, pika e dytë e aktakuzës, Gjykata i shpalli të pafajshëm të akuzuarit O.I., D.D., N.V., I.V. dhe A.L., prandaj i liroi ata nga të gjitha akuzat.

Të gjitha palët kanë të drejtë ankese.

Trupi gjykues vendosi që të vazhdohet masa e arrestit shtëpiak. Prokuroria mund të ankohet kundër këtij vendimi gjatë 24 orëve në vijim.