Lajme

Ndërtimi i besimit në sistemin e drejtësisë dhe përmirësimi i realizimit të drejtave të njeriut përmes monitoruesve laikë të gjykimeve

03 gusht 2020

Në maj të vitit 2020, Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) nxori ​​Raportin me titull "Drejtësia në sytë e qytetarëve". Kt raport është rezultati i Fazës 1 të projektit të financuar nga EULEX-i "Ndërtimi i besimit në sistemin e drejtësisë dhe përmirësimi i realizimit të drejtave të njeriut përmes monitoruesve laikë të gjykimeve". Ajo u realizua nga IKD prej muajit tetor 2019 deri në mars 2020.  

Tetëmbëdhjetë monitorues jo-ekspertë (laikë), të përzgjedhur në bazë të dia kritereve të ndryshme, përfshirë moshën, gjininë, përkatësinë etnike dhe rajonet, të cilët i monitoruan 360 seanca të gjykimeve penale në të gjithë Kosovën. Ata i vlerësuan këto seanca penale për çështje të thjeshta por të rëndësishme të drejtave të njeriut dhe korrektësisë procedurale, duke përfshirë: barazinë para ligjit, transparencën dhe paanshmërinë e gjykatave, si dhe të drejtat për gjykimi të drejtë. IKD i ka analizuar komentet e monitoruesve laikë dhe e ka hartuar këtë raport vlerësues.  

Qëllimi kryesor i këtij projekti është që t’u lejojë qytetarët të marrin pjesë dhe ta vlerësojnë administrimin e drejtësisë në Kosovë. Duke e bërë kështu, qytetarët njihen me konceptet e rëndësishme të drejtësisë dhe i vëzhgojnë drejtpërdrejt institucionet kryesore të drejtësisë. Në këtë kuptim, projekti synon rritjen e përgjegjësisë institucionale dhe ndërtimin e besimit të qytetarëve të zakonshëm në sistemin e drejtësisë. 

"Ky Raport e vë në spikamë rëndësinë e pjesëmarrjes së qytetarëve në sistemin e drejtësisë penale. Mundësia e dhënë qytetarëve të zakonshëm të Kosovës për ta vlerësuar se si funksionon sistemi i tyre i drejtësisë penale, si ndërveprojnë aktorët kryesorë, dhe si endajnë drejtësinë institucionet kompetente qëndron në zemrëne kësaj iniciative. Duke i fuqizuar qytetarët e zakonshëm për tavlerësuar respektimin e standardeve të aplikueshme të drejtave tënjeriut, ky projekt gjithashtu synoi forcimin e llogaridhënies dhendërtimin e besimit në sistemin e drejtësisë të Kosovës.

Unë dëshiroj t’i falënderoj Institutin e Kosovës për Drejtësi dhe monitoruesit laikë për bashkëpunimin dhe angazhimin e tyre. Falë punës së tyre, raporti vlerësues “Drejtësia në sytë e qytetarëve”paraqet një vështrim unik në sistemin ligjor të Kosovës ngakëndvështrimi i qytetarëve të zakonshëm.

Po ashtu, dua t’i përgëzoj edhe Monitoruesin Tematik Kryesorpër Krimet e Urrejtjes, Luis Carnasa Berga, dhe Monitoruesin e Drejtësisë, Ioannis Psimopoulos, nga EULEX-i për përgatitjen dherealizimin e kësaj iniciative. Në veçanti jam i kënaqur me këtëprojekt origjinal dhe produktiv, meqë gjatë tij EULEX-i bashkëpunoi me shoqërinë civile për ta nxitur një qasje nga poshtë-lartë për të siguruar më shumë transparencë dhe llogaridhënie në sistemin e drejtësisë të Kosovës", tha Shefi i Misionit EULEX, Lars-Gunnar Wigemark. 

Pas përfundimit të fazës 1 në 2019-2020, projekti do të kalojë në fazën 2 gjatë viteve 2020-2021. Ai do të përqendrohet më shumë në monitorimin laik të çështjeve tematike, siç janë krimet e urrejtjes, dhuna në baza gjinore, korrupsioni, drejtësia për të mitur dhe tema të ndëlidhura me to.