English Shqip / Srpski


NEWS

Gjykata e Apelit i Konfirmon Dënimet

Më 25 qershor, Gjykata e Apelit e nxori aktgjykimin në rastin kundër N.M., R.Z., X.Z. dhe M.N. Prokurori i PSRK-së N.M. u shpall fajtor për Keqpërdorim të Pozitës Zyrtare apo të Autoritetit nga Gjykata Themelore e Pejës më 23 maj 2013. R.Z dhe X.Z u shpallën fajtorë për Ushtrim të Ndikimit dhe Nxitje për Keqpërdorim të Pozitës Zyrtare apo të Autoritetit dhe M.N. u shpall fajtor për Dhënien Ndihmë në Keqpërdorimin e Pozitës Zyrtare apo të Autoritetit.
Gjykata e Apelit në aktgjykimin e saj i konfirmoi dënimet, ndërsa ankesat i miratoi pjesërisht duke i ulur dënimet për të katër të pandehurit. N.M. u dënuar me tri vjet e gjashtë muaj burgim dhe i ndalohet ushtrimi i ndonjë detyre në administratën publike apo shërbimin publik për tri vjet pas përfundimit të vuajtjes së dënimit. R.Z. dhe X.Z. po ashtu u dënuan me tre vjet e gjashtë muaj burgim dhe M.N. u dënua me gjashtë muaj burgim me kusht për dy vjet.