“Është kënaqësi e madhe të jem në terren”
16 prill, 2008
Shefi i misionit të EULEX-it ka vazhduar vizitat e tij në terren në mënyre që të kuptoj sa me mirë gjendjen sundimit të ligjit dhe rendit në tërë Kosovën. Ketë herë ndalesa e tij ishte Lipjani.
Yves de Kermabon pati një takim me komandantin e Stacionit Policor në Lipjan, Bajram Ademi, Komandantin për rajonin e Prishtinës, Destan Thaci, policet vendor të atij stacioni si dhe Monitoruesit nga EULEX-i.
“Dëshiroj të shpreh kënaqësinë time për faktin që sot jam në terren dhe po mësoj rreth vështirësive tuaja gjatë punës”, tha de Kermabon në fjalën e tij.
Diskutimi kryesor kishte të bënte kthimin e mundshëm të Policëve Serb në Policinë e Kosovës. Yves de Kermabon e inkurajoj komandantin e stacionit të bënte çdo gjë që është e nevojshme në mënyre që policët Serb të suspenduar ti kthehen punës së tyre të përditshme.
Sipas komandantit të stacionit Ademi, Stacioni Policor i Lipjanit është një stacionet me unike. Është një rajon shumë-etnik dhe deri në kohen kur disa nga koleget tanë Serb nuk ishin larguar ky stacion numëronte 84% pjesëtar Shqiptar, 13% Serb dhe 3% komunitete të tjera të cilët punonin këtu. Po ashtu pjesë e këtij stacioni janë edhe 3 nënstacione, 2 nga të cilat janë funksionale, një në Janjeve dhe tjetri në Magure.
Klasa e gatimit, ku Shefi i Misioni pati mundësinë të shijoj një nga tortat të gatuara aty
|
Pas këtij takimi, Shefi i Misionit i bëri një vizitë qendrës së paraburgimit në Lipjan. Aty takoi Resmi Hoxhën, komisionari i burgut si dhe Muhamet Bebiqin, drejtor i burgut i cili e shoqëroj atë gjatë shëtisë së tij brenda qendrës së paraburgimit.
“Jam shumë i kënaqur me kushtet e kësaj qendre,” tha de Kermabon.
Qendra e Paraburgimit në Lipjan u është dedikuar të burgosurve të mitur dhe femra. Momentalisht aty gjinden 48 të mitur dhe 21 femra të cilët mbahen në paraburgim.
Qendra e paraburgimit ka shkollën e vet ku të miturit dhe femrat mund të vazhdojnë shkollimin e tyre. Ata po ashtu mund të punojnë në punëtori të ndryshme, duke përfshirë kurse për gatim, rrobaqepësi, elektricist dhe në fund të këtyre kurseve ata marrin certifikatë.
Komisionari Hoxha, shprehu kënaqësinë e tij rreth bashkëpunimit me njësinë korrektuese të EULEX-it, jo vetëm në Lipjan por gjithashtu edhe në Dubravë dhe Mitrovicë. Ai po ashtu shprehu idenë e tij rreth nevojës për punëtori të tjera, në mënyre që ta shtyjë qendrën e paraburgimit drejt arritjes së standardeve me të larta.








