English Shqip / Srpski

Komunikata për media

Operacione të arrestimit dhe të bastisjes në rastin e ashtuquajtur "kazino"

25 qershor 2014

Sot në mëngjes Policia e Kosovës dhe ajo e EULEX-it arrestuan tre të pandehur dhe kryen bastisje në lokacione në rajonin e Prishtinës dhe në atë të Gjakovës.

Arrestimet dhe bastisjet u kryen si pjesë e një hetimi që është duke vazhduar lidhur me veprat penale të krimit të organizuar dhe zhvatjes dhe janë të lidhura me arrestimet e mëhershme të kryera më 28 tetor 2013 dhe 2 prill 2014. Hetimin është duke e udhëhequr nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK).