English Shqip / Srpski

Komunikata për media

U.R. - Paraburgim:

23 qershor 2014

Më 21 qershor 2014 Ukë Rugova u paraqit para Gjykatës Themelore të Prishtinës dhe u paraburgos për një periudhë prej 30 ditësh.
U.R. u lirua nga Gjykata e Apelit më 20 qershor 2014. Gjykata e Apelit vendosi që, në kohën e arrestimit të tij në shkurt 2014, U.R. kishte imunitet parlamentar nga arrestimi.

Meqë Parlamenti i Kosovës u shpërbë më 7 maj 2014, U.R. nuk ka imunitet parlamentar më. Prandaj, pas lirimit të tij më 20 qershor 2014, ai u arrestua sërish me instruksione të PSRK-së.
Të gjitha palët kanë të drejtë ankese.