English Shqip / Srpski

Komunikata për media

Lëshohet urdhri për arrestimin e tre të arratisurve të rastit të ashtuquajtur "Grupi i Drenicës"

22 maj 2014

EULEX-i informon që tre prej shtatë të pandehurve në rastin e ashtuquajtur "Grupi i Drenicës" nuk janë paraqitur në seancën gjyqësore në Gjykatën Themelore të Mitrovicës e cila filloi sot.

Prandaj, gjyqtari kryesues në këtë rast lëshoi një urdhër për arrestimin e tre të pandehurve të cilët janë të arratisur nga drejtësia.

EULEX-i i bën thirrje Shërbimit Korrektues të Kosovës, si institucion me përgjegjësi ligjore për transferimin e të pandehurve në gjykime, si dhe Policisë së Kosovës, që t'i dyfishojnë përpjekjet e tyre për sjelljen e tre të arratisurve para drejtësisë.