English Shqip / Srpski

Komunikata për media

Aktakuzë për një rast të krimit të organizuar

25 prill 2014

Sot, një prokuror ndërkombëtar nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK) e ka parashtruar një aktakuzë kundër një të pandehuri në Gjykatën Themelore në Prizren. I pandehuri akuzohet për Krim të organizuar, Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të drogave dhe substancave psikotropike të rrezikshme dhe Pastrim të parave. I pandehuri pretendohet se është përgjegjës për trafikimin e narkotikëve prej Shqipërisë në Kosovë dhe më tutje në disa vende të Bashkimit Evropian në vitin 2009 si pjesëtar i një grupi të organizuar kriminal, si dhe pastrimin e përfitimeve kriminale të realizuara nga ky grup prej këtyre veprimtarive.

I pandehuri ishte arrestuar në muajin shkurt 2014 dhe ndodhet në paraburgim.

Tre të pandehur të tjerë, të cilët pretendohej se ishin pjesë e të njëjtit grup kriminal tashmë janë gjykuar dhe dënuar në proceset gjyqësore të mbajtura më parë në Kosovë.

Rasti është duke u ndjekur penalisht nga një prokuror ndërkombëtar nga PSRK-ja.