English Shqip / Srpski

Komunikata për media

Aktakuzë për një rast të shkeljes së fshehtësisë së procedurës

23 prill 2014

Sot, një prokuror ndërkombëtar nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK) e ka parashtruar një aktakuzë kundër dy të pandehurve në Gjykatën Themelore në Mitrovicë. Të dy të pandehurit akuzohen për veprën penale të Shkeljës së fshehtësisë së procedurës, kurse njëri nga këta të pandehur është akuzuar gjithashtu për veprën Tentim i pengimit të provuarit ose procedurës zyrtare. Këto vepra ndërlidhen me të ashtuquajturin "rasti Drenica".

Rasti është duke u hetuar nga një prokuror ndërkombëtar nga PSRK-ja.