English Shqip / Srpski

Komunikata për media

Aktgjykimi fajësues në Prizren

13 mars 2014

Një trup gjykues i përbërë nga gjyqtarë vendas dhe ndërkombëtarë në Gjykatën Themelore në Prizren i shpalli fajtorë të gjashtë të pandehurit në rastin e ashtuquajtur "Kryetari i Prizrenit" për kryerjen e veprave penale të Keqpërdorimit të pozitës zyrtare ose të autoritetit në katër raste respektivisht. Të gjithë të pandehurve u janë shqiptuar dënime me kusht.

Ramadan Muja u dënua me 2 vite burgim, ekzekutimi i të cilit është pezulluar për një periudhë 3 vjeçare të verifikimit nëse i pandehuri nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale, dhe me një dënim alternativ të ndalimit të ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik për 30 muaj.

Sadik Paçarizi u dënua me 8 muaj burgim, ekzekutimi i të cilit është pezulluar për një periudhë 2 vjeçare të verifikimit nëse i pandehuri nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale, dhe me një dënim alternativ të ndalimit të ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik për 12 muaj.

Avni Ademaj u dënua me 5 muaj burgim, ekzekutimi i të cilit është pezulluar për një periudhë prej 18 muajve të verifikimit nëse i pandehuri nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale.

Kadri Ukimeri u dënua me 8 muaj burgim, ekzekutimi i të cilit është pezulluar për një periudhë prej 20 muajve të verifikimit nëse i pandehuri nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale.

Abdullah Tejeci u dënua me një muaj burgim, ekzekutimi i të cilit është pezulluar për një periudhë një vjeçare të verifikimit nëse i pandehuri nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale.

Minir Krasniqi u dënua me 1 vit e 6 muaj burgim, ekzekutimi i të cilit është pezulluar për një periudhë 2 vjeçare të verifikimit nëse i pandehuri nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale, dhe me një dënim alternativ të ndalimit të ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik për 18 muaj.

Rasti ishte ndjekur penalisht nga një prokuror ndërkombëtar i Ekipit Mobil.

Të gjitha palët kanë të drejtë ankese.