English Shqip / Srpski

Komunikata për media

Deklaratë e përbashkët lidhur me zgjedhjet komunale në pjesën veriore të Mitrovicës PK - EULEX - KFOR

21 shkurt 2014

Aspektet e sigurisë për zgjedhjet komunale në pjesën veriore të Mitrovicës që do të mbahen të dielën më 23 shkurt, janë planifikuar me kujdes dhe janë bashkërenduar ndërmjet Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it.

Policia e Kosovës, si reagues i parë, do të jetë e pranishme jashtë qendrave të votimit dhe në hapësirat tjera të rëndësishme, e përkrahur në mënyrë të dukshme nga EULEX-i, si reagues i dytë. KFOR-i, reaguesi i tretë, po ashtu do të jetë i dukshëm në afërsi të qendrave të votimit, i gatshëm që të intervenojë menjëherë nëse ka nevojë.

Sikur edhe në raundet e kaluara, ky operacion është planifikuar në atë mënyrë që qytetarëve t'ua garantojë të drejtën për të votuar, si dhe që procesi i votimit të kryhet në mënyrë të qetë dhe të rregullt.

Bashkërendimi ndërmjet Policisë së Kosovës, EULEX-it, KFOR-it dhe OSBE-së vazhdon të jetë i shkëlqyeshëm.