English Shqip / Srpski

Komunikata për media

Vazhdohet masa e arrestit shtëpiak për dy persona të dyshuar për frikësim të dëshmitarit

09 dhjetor 2013

Të enjten, më 5 dhjetor 2013, me kërkesë të prokurorit ndërkombëtar nga Prokuroria Themelore, Gjykata Themelore në Prizren urdhëroi vazhdimin e masës së arrestit shtëpiak për një periudhë prej tre muajve për dy qytetarë të Kosovës (njëri prej tyre është ish-Kryetari i Gjykatës Komunale të Prishtinës) të dyshuar për frikësim të një dëshmitari gjatë procedurës penale dhe pengim të provuarit, duke e shkelur Nenin 395 dhe 394 të Kodit Penal të Kosovës.

Ky është njëri prej shumë rasteve të cilat janë duke u hetuar së bashku nga ekipet e përziera të prokurorëve vendas dhe atyre ndërkombëtarë.