English Shqip / Srpski

Komunikata për media

Paraburgim për një të dyshuar

19 nëntor 2013

Ditën e hënë (18 nëntor) një gjyqtar ndërkombëtar i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore e Prishtinës e ka urdhëruar paraburgimin e një personi të arrestuar si i dyshuar.

Personi i dyshuar ishte arrestuar ditën e shtunë (16 nëntor) në bazë të urdhrit të një prokurori ndërkombëtar nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK), dhe është i dyshuar për kryerjen e veprës penale të vjedhjes së rëndë, lëndimit të rëndë trupor dhe krim të organizuar, të kryera në bashkëkryerje në Mbretërinë e Bahrainit, në shtator të këtij viti, duke përfshirë vjedhjen e stolive të çmuara (orë dore luksoze) në vlerë prej më shumë se 1.1 milionë euro.