English Shqip / Srpski

Komunikata për media

Arrestime për një rast të frikësimit dhe pengimt të provuarit

8 nëntor 2013

Dje, në një operacion të përbashkët, policia vendase dhe ajo ndërkombëtare i kanë arrestuar dy persona të dyshuar për frikësim të një dëshmitari gjatë procedurave penale dhe për pengim të provuarit, duke bërë shkeljen e nenit 395 dhe 394, paragrafi 1, i Kodit Penal të Kosovës. Njëri prej të dyshuarve është ish-kryetar i Gjykatës Komunale në Prishtinë. Prokurori ka parashtruar kërkesë në Gjykatën Themelore në Prizren për caktimin e masës së paraburgimit për dy personat e arrestuar.

Gjykata e ka caktuar seancën dëgjimore lidhur me kërkesën për paraburgim për ditën e sotme, 8 nëntor 2013, në ora 10.30.