English Shqip / Srpski

Komunikata për media

Policia shpallë zyrtarisht apelin për informacion

26 shtator 2013

Sot në mëngjes, PK-ja dhe policia e EULEX-it e kanë shpallë zyrtarisht një apel për informacion në lidhje me vrasjen e kryer javën e shkuar të Audrius Sevanicius, zyrtar doganor i EULEX-it i cili ishte vrarë gjatë rrugës për të shkuar në punë. Vargani i veturave ishte sulmuar në pritë, në afërsi të 'Udhëkryqit të Banjskës', rreth 7 km në veri të Zveçanit, në veri të Kosovës.

Që prej atëherë, PK-ja dhe EULEX-i kanë punuar shumë në përcaktimin e fakteve të këtij rasti. Sot, ata po e shpallin një përpjekje për sensibilizim, dhe do të shkojnë derë më derë, për t'i pyetur qytetarët nëse ju kujtohet ndonjë gjë për ngjarjet e javës së shkuar.

Policia do të shpërndajë një fletëpalosje, me këtë përmbajtje:

Qytetar i nderuar,

Në orën 07:45, ditën e enjte më 19 shtator 2013, Audrius Šenavičius u vra derisa po shkonte me makinë në vendin e tij të punës. Ai ishte doganier lituanez që punonte për të sjellë paqe dhe stabilitet në Kosovë. Vrasësit e tij prapa vetes lanë një të vejë dhe dy fëmijë të tronditur.

Ne ju bëjmë apel juve që të keni guxim dhe të na ndihmoni ashtu që kryerësit e kësaj vepre t'i sjellim përpara drejtësisë. Nëse keni ndonjë informatë që mund t'i ndihmojë policisë, bëjeni atë që duhet dhe kontaktojeni policinë në këtë numër telefoni +381 3878 6565.

Me nderime,
Prokurori nga PSRK-ja

Një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK) është duke udhëhequr me rastin.

Kjo është një prej iniciativave të radhës e cila do të zbatohet nga PK-ja dhe EULEX-i, me qëllim të mbledhjes së informacionit nga popullata lokale. Është kjo një praktikë standarde e praktikave policore dhe PK-ja dhe EULEX-i shpresojnë se dikush mund të ketë parë diçka, dhe se dikush do të thotë diçka.