English Shqip / Srpski

 
Komunikata për media

Arrestohen dy të dyshuar për rastin e P.S.

27 qershor 2013

Sot, me urdhër të prokurorit të EULEX-it, Policia e Kosovës në Pejë i ka arrestuar dy të dyshuar si pjesë e hetimeve për vrasjen e P.S. në vitin 1999.

P.S., i cili ishte me aftësi të kufizuara, pretendohet se ishte marrë nga shtëpia e tij në vitin 1999 dhe më vonë ishte gjetur i vdekur në vendin e quajtur "Kulla e Ministerit" në rajonin e Pejës. Trupi i tij është zhvarrosur në muajin shkurt të këtij viti. Nga autopsia e kryer në Departamentin e Mjekësisë Ligjore janë gjetur shenja të plagës nga arma e zjarrit.

Rastin është duke e hetuar një ekip i përzier i prokurorëve të EULEX-it dhe atyre kosovarë.