English Shqip / Srpski

 
Komunikata për media

Pesë të dyshuar në arrest shtëpiak për korrupsion dhe krim të organizuar

19 prill 2013

Një gjyqtar i EULEX-it i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore të Prishtinës urdhëroi masën e arrestit shtëpiak për një periudhë prej një muaji ndaj pesë të dyshuarve dhe masën e paraqitjes në stacionin e policisë një herë në javë për një muaj rresht ndaj pesë të dyshuarve të tjerë. Po ashtu, gjyqtari urdhëroi konfiskimin e dokumenteve të udhëtimit të dhjetë personave.

Të dyshuarit, të cilët u arrestuan gjatë një operacioni të drejtuar nga Policia e Kosovës, janë duke u hetuar për veprat penale të marrjes së ryshfetit, të dhënies së ryshfetit, të ushtrimit të ndikimit, të shpërdorimit të pozitës zyrtare apo autoritetit, të krimit të organizuar, të nxitjes së shpërdorimit të pozitës zyrtare dhe të pastrimit të parave. Pretendimet kundër tyre kanë të bëjnë me ofertën e paligjshme për tokën që është shitur nga Agjencia e Privatizimit e Kosovës më 2009.

Rastin është duke e hetuar një prokuror special i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK).