English Shqip / Srpski

 
Komunikata për media

S.P. lirohet nga akuzat, dhjetë të tjerët shpallen fajtorë për korrupsion

28 shkurt 2013

Një trup gjykues i përbërë nga dy gjyqtarë të EULEX-it dhe një gjyqtar vendas, i kryesuar nga njëri gjyqtar i EULEX-it në Gjykatën Themelore të Prishtinës, e liroi nga akuzat ish-Ministrin për Komunitete dhe Kthim, ndërsa i dënoi ish-Sekretarin e Përhershëm dhe ish-Drejtorin e Departamentit të Prokurimit të kësaj Ministrie lidhur me akuzat për korrupsion. Gjithashtu, gjykata i shpalli fajtorë edhe tetë persona tjerë për vepra të ngjashme.

S.P., u lirua nga të gjitha akuzat.

B.G. u shpall fajtor për veprat penale të shpërdorimit të pozitës zyrtare dhe mashtrimit në detyrë dhe u dënua me një dënim të përgjithshëm prej katër vite burgim.

N.V. u shpall fajtor për veprat penale të shpërdorimit të pozitës zyrtare dhe mashtrimit në detyrë dhe u dënua me një dënim të përgjithshëm prej tri vjet e gjashtë muaj burgim.

Po ashtu, gjykata vendosi që të pandehurve B.G. dhe N.V. t’ua ndalojë ushtrimin e funksioneve në administratën publike apo në shërbimin publik për një periudhë prej dy viteve.

M.S., R.P., I.H. dhe F.S. u shpallën fajtorë për veprën penale të mashtrimit në detyrë në bashkë-kryerje dhe u dënuan me nga një vit e gjashtë muaj burgim.

R.S., Sh.H., G.Z. dhe D.H. u shpallën fajtorë për veprën penale të mashtrimit në detyrë dhe u dënuan me nga një vit burgim.

Dënimet e mësipërme me burgim për të pandehurit M.S., R.P., I.H., F.S., R.S., Sh.H., G.Z. dhe D.H. janë pezulluar me kusht për periudhën prej tri viteve.

Rasti është ndjekur penalisht nga një prokuror special i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK).