English Shqip / Srpski

 
Komunikata për media

Deklaratë lidhur me incidentet në Kosovë

21 janar 2013

“EULEX-i dënon aktet e vandalizmit apo format e tjera të dhunës. Protestat paqësore janë normale në çdo shoqëri moderne dhe demokratike, por përdhosja e qëllimshme e varrezave dhe objekteve fetare është absolutisht për të u dënuar. EULEX-i u bën thirrje qytetarëve të respektojnë ligjin dhe të tregojnë vetëpërmbajtje ndaj çdo akti të dhunshëm.

Policia dhe prokurorët e EULEX-it janë duke vëzhguar nga afër situatën dhe duke bashkërenduar me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in. EULEX-i është i gatshëm të ndërhyjë dhe të mbështesë institucionet vendore të sundimit të ligjit nëse është e nevojshme."