English Shqip / Srpski

 
Komunikata për media

Katër persona paraburgosen për shitblerje të paligjshme të arit

5 nëntor 2012

Një gjyqtar i EULEX-it i caktoi masën prej një muaji paraburgim katër personave të cilët u arrestuan ditën e premte gjatë një operacioni të përbashkët të udhëhequr nga Drejtoria e Policisë së Kosovës kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, prokurorët e EULEX-it dhe Inspektorati Policor i Kosovës.

Katër të dyshuarit akuzohen për veprat penale të pranimit të mallrave të vjedhura dhe të mashtrimit. Ata u arrestuan gjatë përpjekjeve për ta kryer një shitblerje të paligjshme të arit. Gjatë operacionit është sekuestruar një sasi e madhe e arit.

Rasti është duke u hetuar nga një prokuror i qarkut nga EULEX-i.