English Shqip / Srpski

 
Komunikata për media

Shefi i Misionit e mirëpret votimin e Kuvendit

07 shtator 2012

Shefi i EULEX-it, Xavier de Marnhac e ka mirëpritur vendimin e sotëm të Kuvendit të Kosovës për ta vazhduar partneritetin e ngushtë ndërmjet institucioneve kosovare për sundimin e ligjit dhe të këtij misioni.

“Votimi i sotëm në Kuvend është një tregues i fuqishëm i vendosmërisë së Kosovës për ta përmirësuar sundimin e ligjit, ndërsa misioni që e kryesoj unë do ta vazhdojë përkrahjen e tij në këtë proces. EULEX-i pret ta vazhdojë bashkëpunimin e tij të mirë me institucionet kosovare për sundimin e ligjit”, tha de Marnhac.

Vendimi i Kuvendit është jashtëzakonisht i rëndësishëm për Kosovën, pasi që përmirësimi i sundimit të ligjit vazhdon të jetë një nga prioritetet kryesore në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.