English Shqip / Srpski

 
Komunikata për media

Aktgjykim për një rast të vrasjes së rëndë

13 gusht 2012

Trupi gjykues i përbërë nga dy gjyqtarë të EULEX-it dhe një vendas, i kryesuar nga njëri gjyqtar i EULEX-it në Gjykatën e Qarkut të Prizrenit e dënoi E.K. me 23 vite burgim për veprat penale të vrasjes së rëndë dhe lëndimit të rëndë trupor.

D.K. u shfajësua për vrasje të rëndë ndërsa u dënua me një vit burgim për veprën penale: mbajtje e paautorizuar e armëve në pronësi, në kontroll, në posedim apo në përdorim.

B.K. u dënua me një dënim të përgjithshëm prej shtatë vite e pesë muaj burgim për dy pika të akuzës: lëndim i rëndë trupor dhe mbajtje e paautorizuar e armëve në pronësi, në kontroll, në posedim apo në përdorim.

A.K. dhe H.K. u dënuan me nga dy vite burgim secili për veprën penale: ndihmë në kryerjen e vrasjes së rëndë.

Të akuzuarit janë akuzuar në lidhje me vrasjen e S.L. në fshatin Banjë të Malishevës në janar 2011. Po ashtu, gjatë këtij incidenti qenë plagosur edhe pjesëtarë tjerë të familjes Limaj.

Rasti është ndjekur penalisht nga një prokuror vendas i Prokurorisë Speciale të Kosovës.