English Shqip / Srpski

 
Komunikata për media

Gjykata Supreme i shfajësoi tre të akuzuar për shpërdorim të pozitës zyrtare

18 korrik 2012

Një trup gjykues i përbërë nga dy gjykatës të EULEX-it dhe një vendas, i kryesuar nga një gjykatës i EULEX-it në Gjykatën Supreme të Kosovës i ka shfajësuar B.S., M.U. dhe N.Sh. në një rast të shpërdorimit të pozitës zyrtare ose autoritetit që kishte të bënte me Zyrën e Kryetarit të Kosovës.

Trupi gjykues i Gjykatës Supreme i miratoi ankesat e të akuzuarve dhe e modifikoi aktgjykimin e Gjykatës së Qarkut të Prishtinës duke i shfajësuar të akuzuarit për arsye ligjore.

Gjykata e shkallës së parë e dënoi B.S. për shpërdorim të pozitës zyrtare ose autoritetit sepse ai kishte vepruar me autorizim të shefit të sigurimit në Zyrën e Kryetarit të Kosovës për të blerë automjete të blinduara. Ky dënim nuk ka mund të vërtetohet për shkak se i akuzuari nuk ka qenë shërbyes civil dhe se autorizimi i tij nuk ishte i bazuar në ligj.

Po ashtu, të akuzuarit M.U. dhe N.Sh., fillimisht të akuzuar për shpërdorim të pozitës zyrtare ose autoritetit dhe në fund të dënuar nga shkalla e parë për veprimtari ekonomike të papërgjegjshme, u shfajësuan sepse ata nuk ishin persona përgjegjës në ndonjë organizatë afariste, por shërbyes civilë përgjegjës për përmbushjen e detyrave administrative.

Rastin e ka ndjekur një Prokuror i Prokurorisë Publike të Qarkut në Prishtinë.