English Shqip / Srpski

 

EULEX-i e dënon fuqishëm sulmin në Pikë-kalimin 31

19 qershor 2012

EULEX-i i dënon fuqishëm ata që e kryen sulmin sot në orët e hershme të mëngjesit në vendkalimin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Pikë-kalimin 31. Me këtë rast janë hedhur dy granata nga të cilat vetëm njëra eksplodoi. Një ushtar i KFOR-it u lëndua derisa u shkaktuan edhe dëme materiale. Fatmirësisht askush nuk u lëndua rëndë dhe nuk pati të vrarë. Këto veprime janë tërësisht të papranueshme. Hetimet për gjetjen e kryerësve të kësaj vepre janë duke u zhvilluar nga Task Forca e EULEX-it për Mitrovicën. Ky sulm është sulm mbi bashkësinë ndërkombëtare.

Pikë-kalimi është mbyllur për një kohë të shkurtë derisa ekspertët hetimorë e kanë bërë shikimin e vendit të ngjarjes, kurse tani ai është rihapur për qarkullim. Këto sulme qyqare nuk do ta lëkundin bashkësinë ndërkombëtare, duke e përfshirë KFOR-in dhe EULEX-in, nga puna dhe angazhimi i tyre.