English Shqip / Srpski

 

EULEX-i kryen bastisje në veri të Kosovës në lidhje me krimin e organizuar

22 maj 2012

Sot në mëngjes, nën mbikqyrjen e prokurorit të EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës, policia e EULEX-it nga Njësia Hetimore për Krimin e Organizuar dhe Njësia e Policisë Speciale zhvilluan bastisje në veri të Kosovës në fshatin Dolan pranë Zvecanit. Bastisja u krye në lidhje me një hetim mbi krimin e organizuar, vjedhje, kontrabandim mallrash dhe trafikim droge.

Gjatë bastisjes, e cila u autorizua nga një gjykates i EULEX-it, u konfiskuan dy armë, municion dhe dokumenta.