English Shqip / Srpski

 

Pikëkalimi 1 (Jarinje) është i hapur për mallrat komerciale

26 mars 2012

Këtë mëngjes, Pikëkalimi 1 (Jarinje) është hapur për qarkullim të mallrave komerciale si pjesë e procesit të normalizimit të përgjithshëm të kontrolleve doganore në veri të Kosovës.

Pas këtyre masave, Pikëkalimet 1 dhe 31 tani janë plotësisht funksionale për qarkullimin e mallrave komerciale dhe jo-komerciale. Në korrik 2011, Pikëkalimi 1 ishte mbyllur përkohësisht për qarkullimin komercial për shkak të incidenteve të dhunshme të cilat i lanë pas objektet e dëmtuara të cilat kishin nevojë për riparime.

Në të dyja pikëkalimet kontrollet bëhen nga policët dhe doganierët e EULEX-it, në bashkëpunim me kolegët e tyre nga Policia dhe Dogana e Kosovës. Zhdoganimi i mallrave komerciale bëhet në Terminalin e Mitrovicës. Importet e mallrave me akcizë, si alkooli, cigaret dhe karburanti, do të vazhdojnë të lejohen vetëm nëpërmjet pikëkalimit në Merdarë.

EULEX-i është duke e zhvilluar një fushatë të informimit publik me fletushka dhe spote në radio për ta informuar popullatën lokale lidhur me procedurat në këto pikëkalime.