English Shqip / Srpski

 

Shefi i Misionit EULEX u takua me Prokurorin e Shtetit të Kosovës

20 mars 2012

Gjatë një takimi që u mbajt në Prishtinë, Shefi i EULEX-it, Xavier de Marnhac e ka konfirmuar nevojën e vazhdueshme për bashkëpunim të ngushtë ndërmjet EULEX-it dhe Prokurorisë së Shtetit. Me këtë rast, z. de Marnhac bisedoi me Prokurorin e Shtetit të Kosovës, Ismet Kabashi. Në mesin e çështjeve që u diskutuan ishte ndikimi i rishikimit strategjik që është duke ju bërë misionit të BE-së për sundimin e ligjit.

Shefi i Misionit EULEX, Xavier de Marnhac u taku me Prokurorin e Shtetit të Kosovës, Ismet Kabashi

“Gjatë dy viteve të ardhshme, ne duhet të bashkëpunojmë ngushtë sidomos në përgatitjet për bartjen e përgjegjësive shtesë nga prokurorët e EULEX-it te ata vendas. Po ashtu, ne duhet të bashkëpunojmë ngushtë për mënyrën e caktimit të lëndëve dhe në një fazë të hershme për rishikimin e legjislacionit aktual,” tha z. de Marnhac.

Z. de Marnhac dhe z. Kabashi ndanë mendimin e përbashkët që bashkëpunimi ndërmjet EULEX-it dhe Prokurorisë së Shtetit të Kosovës për zhvillimin dhe forcimin e institucioneve për sundimin e ligjit në Kosovë nuk do t’i kontribuojë vetëm sistemit të pavarur të drejtësisë, por po ashtu, do të jetë shumë i rëndësishëm në hapjen e rrugës për liberalizimin e vizave dhe për procesin e fizibilitetit për Marrëveshjen për Stabilizim dhe Asociim. Ashtu siç kanë rekomanduar shtetet anëtare të BE-së, ky proces duhet të përparojë me përmbushjen e standardeve e jo vetëm në bazë të afateve kohore. Për këtë, ata u pajtuan që fillimisht t’i përcaktojnë dhe miratojnë bashkë këto standarde.