Komponenti i Policisë është pjesë e mbështetjes së përgjithshme të EULEX-it për autoritetet e Kosovës në fushën e sundimit të ligjit. Ne do ta ndihmojmë Shërbimin Policor të Kosovës (SHPK) për të punuar drejt një policie shumë-etnike e cila është pa ndikime politike dhe që i shërben popullit të Kosovës.
Ne synojmë ta bëjmë këtë duke monitoruar, udhëzuar dhe këshilluar SHPK-në. Kështu që, zyrtarët policor të EULEX-it do të vendosen bashkë me homologët e tyre të SHPK-së. Duke qenë se ne e respektojmë parimin e pronësisë vendore, zyrtarët policor të EULEX-it kryesisht do të veprojnë në rol mbështetës. SHPK-ja, jo EULEX-i, do të udhëheqin.
Mandati jonë po ashtu na jep mundësinë për të përdorur kompetencat korrigjuese. Do të na duhet të intervenojmë posaçërisht në rast se autoritetet e Kosovës dështojnë ta ndalojnë dhunën ndaj komuniteteve jo shumicë apo në raste të ndërhyrjeve politike të cilat rrezikojnë sundimin e ligjit. Megjithatë, shpresoj se përdorimi i kompetencave korrigjuese do të jetë i nevojshëm vetëm në raste të jashtëzakonshme.
Komponenti i Policisë së EULEX-it do të ketë një fuqi të përgjithshme prej 1.400 zyrtarëve policor ndërkombëtar, të paraparë të shpërndahen në tërë Kosovën. Personeli është i strukturuar sipas detyrave të tyre përkatëse në tri departamente: Departamenti fuqizues, Departamenti i Policisë Ekzekutive, dhe Departamenti i Policisë Speciale.
Ole Madsen
Shef i Policisë së EULEX-it |