LAJME

Ligji me anë të objektivit: EULEX-i shpall konkurs të fotografisë

20 mars 2012

Zyra për Shtyp dhe Informim Publik e EULEX-it e ka shpallur konkursin e fotografisë të organizuar në temën: “Ligji me anë të objektivit – e drejtë dhe jo e drejtë”. Fotografitë do ta paraqesin dhe filmojnë ndikimin dhe rëndësinë e sundimit të ligjit në Kosovë.


“Kjo është hera e parë që EULEX-i e shpall një konkurs të hapur për fotografi. Për ne është shumë me rëndësi të shohim se si e portretizojnë rendin dhe ligjin njerëzit që nuk janë pjesë e këtij Misioni”, thotë Enisa Kasemi, fotografe e EULEX-it dhe organizatore e konkursit. “Siç thuhet, një foto vlen sa një mijë fjalë, prandaj jam e sigurt se do të shohim interpretime interesante të sundimit të ligjit pa përdorimin e fjalëve”, shton ajo.

Tridhjetë fotografitë më të mira do të ekspozohen në ekspozitat në Prishtinë dhe Bruksel. Ekspozita e fotografive në Prishtinë do të mbahet më 2 maj 2012 në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës. Ky konkurs është shpallur në disa gazeta.

Për të mësuar më shumë lidhur me konkursin shikoni në: www.eulex-kosovo.eu/photocontest