LAJME

EULEX-i në Kolegjin Mehmet Akif

Më 22 shkurt, Andy Sparkes e vizitoi Kolegjin Mehmet Akif në Prishtinë. Para rreth 50 nxënës ai foli për gjendjen e sundimit të ligjit në Kosovë dhe rolin e tij personal si Zëvendës-shef i Misionit në mbikëqyrjen e zbatimit të mandatit të EULEX-it.

Ai bëri një diskutim të gjallë me nxënësit, të cilët kishin pyetje të ndryshme për luftën kundër nivelit të lartë të korrupsionit, zbatimin e marrëveshjeve nga dialogu dhe gjendjen në veri të Kosovës.

Të punësuarit në EULEX si gjykatësit, hetuesit dhe ekspertët kundër korrupsionit po i vizitojnë rregullisht shkollat anembanë Kosovës për të diskutuar dhe këmbyer informata lidhur me fushën e tyre të ekspertizës.

Për më shumë fotografi, shih faqen e EULEX-it në Facebook.