|
|
8 shkurt, 2012
Prokuroria e EULEX-it në Prizren e ka filluar një iniciativë për përmirësimin e të kuptuarit të çështjes së “dashjes kriminale”.
Në disa raste të fundit, çështja e dashjes kriminale nuk është trajtuar si duhet gjatë hetimeve të bëra nga vendasit dhe në aktakuza. Kjo ka rezultuar me hedhjen e disa rasteve nga ana e gjykatës.
Për ta përmirësuar situatën, është mbajtur një seminar trajnues i veçantë me titull ‘Dashja në procedurat penale’ i përgatitur enkas për prokurorët vendas komunal dhe të qarkut në Prizren. Seminarin e ka drejtuar Cezary Michalzuk, Kryeprokuror i EULEX-it në Prizren.
‘Trajnimi u fokusua në rëndësinë e dashjes gjatë provimit të një vepre penale. Aty u theksuan vështirësitë që dalin me rastin e demonstrimit të dashjes, dhe në anën tjetër u ofruan mënyra dhe ide për t’i tejkaluar këto pengesa’, tregon Michalzuk.
Pjesa e dytë e trajnimit u mor me veprat me të cilat merren rregullisht prokurorët vendas si: trafikimi me qenie njerëzore, nxjerrja e vendimeve gjyqësore të kundërligjshme, si dhe shpërdorimi i detyrës zyrtare apo autoritetit.
‘Gjatë këtij seminari pjesëmarrja e prokurorëve vendas ishte shumë aktive dhe kjo rezultoi me diskutime ligjore mjaft interesante mes tyre dhe me prokurorin e EULEX-it’, tha Michalczuk.
Ky ishte njëri nga disa sesionet e trajnimit që janë organizuar nga prokurorët e EULEX-it në Prizren në kuadër të programit ‘Dreka dhe Ligji’, ku shtrohen dhe diskutohen çështje të ndryshme tematike ligjore, si dhe sqarohen praktikat më të mira evropiane.