|
|
6 shkurt 2012
Shefi i misionit EULEX, Xavier de Marhnac dhe PSBE/Shefi i ri i Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Žbogar, u dëshiruan mirëseardhje përfaqësuesve të autoriteteve vendase, organizatave ndërkombëtare dhe të shoqërisë civile në pritjen e Vitit të Ri të Familjes së Bashkimit Evropian.
![]() |
![]() |
![]() |
PSBE/Shefi i ri i Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Žbogar, theksoi faktin se Kosova ka hyrë në fazën kyçe të marrëdhënieve të saj me BE-në.
“Ky është vetëm një manifestim i një tempi pozitiv të cilin duhet ta zhvillojnë më tej BE-ja dhe Kosova. Nga ana jonë, ndryshimet e pranisë së BE-së, të cilat kanë hyrë në fuqi me emërimin tim, janë vendimtare për thellimin e raporteve me Kosovën. Prania e BE-së tani është unifikuar në mënyrë efektive. Kjo mundëson që BE-ja të flet me një zë më të fuqishëm dhe më të qartë”, ka thënë Žbogar.
Shefi i EULEX-it, Xavier de Marnhac tha se Misioni, si një ndër organet kryesore të BE-së në Kosovë, punon ngushtë me Zyrën e PSBE/BE-së dhe me institucionet e Kosovës. “Ne jemi shumë të vetëdijshëm se duhet bërë akoma më shumë për ta arritur këtë objektiv në partneritet të ngushtë me autoritetet e Kosovës. Në emër të EULEX-it unë mund të ju garantoj përkushtim të plotë. Por përfundimisht, është tejet e rëndësishme që autoritetet e Kosovës të marrin përsipër pjesën e tyre të përgjegjësisë” tha de Marnhac.
Duke përmbledhur çështjet kryesore për vitin 2012, De Marnhac dhe Žbogar theksuan gjithashtu mbështetjen për dialogun dhe për qasjen e pakushtëzuar dhe të përhershme në veri.