LAJME

Takimi i Bordit të Përbashkët Bashkërendues për Sundimin e Ligjit

1 Shkurt 2012

Takimi i Bordit të Përbashkët Bashkërendues për Sundimin e Ligjit (BPBSL) mbajti sot takimin e rregullt, të 24-in me radhë, në ndërtesën e Qeverisë.

Takimi u bashkë- kryesua nga Xavier de Marnhac, Shef i Misionit EULEX, Hajredin Kuçi, Zëvendës Kryeministër i Kosovës dhe Ministër i Drejtësisë, si dhe Khaldoun Sinno , u/d Shef i Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian.

Gjatë takimit u diskutuan disa çështje përfshirë edhe pasqyra mbi Planin e Prioriteteve për Veprim të BPBSL, Qendra për Inteligjencë Financiare, projektligji për Konfiskimin dhe Task Forca kundër Krimit të Organizuar. Takimi i ardhshëm i Bordit të Përbashkët Bashkërendues për Sundimin e Ligjit do të mbahet në prill 2012.