LAJME

Qasja përmes diskutimit kolegial për një sistem më praktik të drejtësisë

24 janar 2012

Me qëllim të përafrimit të sistemit të drejtësisë në Kosovë me standardet Evropiane, MMK (mentorimi, monitorimi dhe këshillimi) mbeten pjesa kryesore e mandatit të EULEX-it.

Foto nga arkiva


Gjyqtari i EULEX-it, Witold Jakimko me qëndrim në Prizren, është angazhuar në një shembull shumë të mirë të vënies në praktikë të MMK-së.

Gjyqtari Jakimko dhe ekipi i tij e kanë organizuar një punëtori për gjyqtarët në Gjykatën e Qarkut në Prizren. Punëtoria është bazuar në aspekte të ndryshme praktike të sistemit të drejtësisë në këtë qark. Aktakuzat, ndarja e lëndëve, interpretimi i neneve të Ligjit të Procedurës Penale të Kosovës, ishin disa nga temat e diskutuara gjatë punimeve.

Jakimko e theksoi rëndësinë e karakterit të diskutimit ‘kolegial’ të kësaj punëtorie. “Duke diskutuat për probleme të caktuara së bashku, ne po mësojmë se si t’i arrijmë objektivat duke i shfrytëzuar mekanizmat e njëjtë juridik që janë në dispozicion,” pohoi ai.
Punëtoria është vlerësuar lartë nga të gjitha palët, posaçërisht nga gjyqtarët vendas dhe Kryetari i Gjykatës së Qarkut në Prizren. “Jam shumë i impresionuar me këtë punëtori. Temat, interaksioni dhe në veçanti diskutimet e hapura mes gjyqtarëve vendas dhe ndërkombëtar mbi çështje të rëndësishme me shumë interes për ne, ishin tejet të dobishme. Uroj që kjo punëtori të mos jetë e fundit ”, deklaroi Hoxha.

Francesco Florit, Kryetari i Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it, i pranishëm në punëtori, i vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira mes gjyqtarëve të Kosovës dhe të EULEX-it në Prizren. “Ata kanë guximin, posedojnë idetë, mund të pajtohen apo jo me ty, por nuk ka hezitim për të folur haptas. Dhe ky proces është thelbësor në identifikimin e përparësive dhe mangësive.” deklaroi Florit.

Përmes monitorimit, mentorimit dhe këshillimit, stafi i EULEX-it vepron krahas me kolegët e tyre në Kosovë gjatë kryerjes së detyrave dhe obligimeve ditore, me qëllim të zbatimit të praktikave më të mira evropiane në fushat e tyre të punës.