|
|
11 janar 2012
Shefi i EULEX-it Xavier de Marnhac ka mirëpritur Komisioneren e BE-së për Punë të Brendshme, Cecilia Malmstrom, në selinë e misionit në Prishtinë.
![]() |
|
|
Ata diskutuan për liberalizimin e vizave dhe për vendimin e Komisionit për ta filluar dialogun për vizat me Kosovën.
Znj. Malstrom e lavdëroi punën e EULEX-it dhe kontributin e tyre në procesin e dialogut për vizat:
“Ne do të përfitojmë shumë nga përvoja dhe puna e EULEX-it. Nga njohuria e EULEX-it dhe bashkëpunimi i shkëlqyeshëm që e kanë me autoritetet e Kosovës” tha Komisionerja e BE-së.
Xavier de Marnhac tha që kjo është një ditë shumë e mirë për Kosovën:
“Ishte një takim i rëndësishëm. Liberalizimi i vizave është çështje e rëndësishme për popullin e Kosovës. Komisionerja dhe unë u pajtuam që forcimi dhe përmirësimi i sundimit të ligjit në Kosovë është pjesë thelbësore e procesit të liberalizimit të vizave. Prandaj, EULEX-i ka rol të rëndësishëm në këtë sferë. EULEX-i do të bëjë krejt çka mundet për ta mbështetur këtë por, në fund të fundit, më lejoni ta nënvizojë këtë, i mbetet Kosovës ta marrë përsipër përgjegjësinë dhe ta kryejë pjesën më të madhe të punës,” tha Shefi i Misionit të BE-së.