LAJME

Ndërtimi i ekspertizës mjeko-ligjore nga ana e EULEX-it

11 janar 2012

Ekspertët mjeko-ligjor të EULEX-it kanë shënuar përparim të vërtetë gjatë mentorimit dhe monitorimit të stafit të Departamentit të Mjekësisë Ligjore në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë. Pjesa më e madhe e punës ishte përqendruar në krijimin ekipit vendor për zhvarrosje, atij për çështjen e identifikimeve të gabuara si dhe të një ekipi për informimin e publikut.

Forenzički arheolog EULEX-a (levo) prati rad pripadnika lokalnog tima za ekshumacije

Ekipi vendor për zhvarrosje ka qenë i pranishëm dhe i angazhuar në mënyrë aktive gjatë tridhjetë operacioneve të kryera në terren. Mentorimi që u është bërë atyre nga EULEX-i përbën një hap vendimtar drejt krijimit të vetë-qëndrueshmërisë, gjë për të cilën do të kenë nevojë operacionet për persona të pagjetur pasi të jetë larguar EULEX-i nga Kosova.

 

“Pavarësisht shumë sfidave, puna e madhe e ekspertëve mjeko-ligjor të EULEX-it dhe homologëve tanë nga Ministria e Drejtësisë ka çuar drejt përmirësimeve domethënëse në cilësinë e shërbimit mjeko-ligjor që DML-ja e ofron për gjyqësorin”

Alan Robinson, bashkëdrejtues i DML-së
Alan Robinson, bashkëdrejtues i DML-së është shumë i kënaqur me përparimin e shënuar nga ekipi vendor për zhvarrosje dhe njësia për informim të publikut. “Puna e tyre do të jetë e një rëndësie të madhe për çështjen e personave të pagjetur në të ardhmen e afërt”, tha ai.

Çështja e mundësisë së identifikimeve të gabuara ka qenë një krye prioritet në DML. Janë vizituar familjet të cilave u është kërkuar të japin informacione shtesë si dhe mostra të gjakut për analizën e ADN-së.

“Pavarësisht shumë sfidave, puna e madhe e ekspertëve mjeko-ligjor të EULEX-it dhe homologëve tanë nga Ministria e Drejtësisë ka çuar drejt përmirësimeve domethënëse në cilësinë e shërbimit mjeko-ligjor që DML-ja e ofron për gjyqësorin”, tha Alan Robinson.

Përveç kësaj, vetëm gjatë vitit 2011 ekspertët mjeko-ligjor të EULEX-it kanë monitoruar, mentoruar dhe këshilluar gjatë kryerjes së dyqind e nëntëdhjetë e pesë autopsive si dhe gjashtëdhjetë e pesë ekzaminimeve klinike mjeko-ligjore. Këto angazhime kanë shënuar një rritje në cilësinë dhe kapacitetin e mjekëve vendas të DML-së. Gjithashtu, është kryer një punë intensive e planifikimit strategjik në DML më qëllim që të zhvillohet qëndrueshmëria, llogaridhënia dhe një shërbim me efikas.

“Ende mbetet shumë punë për t’u bërë në DML. EULEX-i së bashku me kolegët e vet vendas do të vazhdojë modernizimin dhe forcimin e këtij institucioni të rëndësishëm për sundimin e ligjit. Unë kam besim së ne do të shënojmë arritje tjera të rëndësishme gjatë vitit 2012”.