|
|
9 dhjetor 2011
Ushtruesja e detyrës së kryeprokurores të EULEX-it, Linda Heaton, sot mori pjesë në një tryezë të rrumbullakët për ta shënuar Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit të organizuar nga Zyra për Qeverisje të Mirë në kuadër të Kryeministrisë së Kosovës dhe nga Agjencia Kundër Korrupsionit.
Pjesëtarëve të panelit, në të cilin merrnin pjesë pjesëmarrës nga qeveria e Kosovës, institucionet për sundimin e ligjit dhe shoqëria civile, ajo ju tha që EULEX-i është në dijeni për pritshmërinë e madhe dhe kërkesën e njerëzve që misioni ta përmbushë mandatin e tij.
“Ne i mirëpresim nismat e Qeverisë. Tani është çështja e zbatimit të duhur të tyre. EULEX-i, për sa i takon atij, do të vazhdojë ta luftojë korrupsionin, t’i parashtrojë çështjet në gjykatë me këmbëngulësi dhe vendosmëri për ta çrrënjosur atë sa më shumë që të jetë e mundur. Ne i kemi ngritur një numër të aktakuzave dhe të tjerat janë të pazgjidhura”, tha Linda Heaton në tryezën e rrumbullakët. “Ne do të vazhdojmë dhe do t’i luftojmë kriminelët që përpiqen t’i minojnë institucionet e Kosovës”, shtoi ajo.
Heaton tha se EULEX-i mund të bëjë më shumë dhe do ta bëjë këtë dhe që kjo do të bëhet duke punuar me homologët tanë vendas, me Kryeprokurorin e Shtetit, z. Kabashi dhe me znj. Drita Hajdari.
EULEX-i ka 24 prokurorë të cilët punojnë së bashku me homologët e tyre vendas në Zyrën e Kryeprokurorit, në Prokurorinë Speciale të Kosovës (SPRK) dhe në pesë qarqet.