LAJME

Shefi i Misionit në Lipjan

15 nëntor 2011

Si pjesë e vizitave të vazhdueshme të tij nëpër Kosovë, Shefi i EULEX-it, Xavier de Marnhac, i vizitoi stacionin e policisë dhe qendrën korrektuese në Lipjan.

Ai u takua me Togerin Imer Kaqara, Zëvendëskomandant i stacionit të policisë, i cili e njoftoi Shefin e Misionit lidhur me situatën në këtë mjedis të përzier etnikisht. Në Qendrën Korrektuese të Lipjanit, Xavier de Marnhac u shoqërua nga Filippo La Legname, Koordinator i EULEX-it për Transportimin dhe Përcjelljen e të Burgosurve, dhe Sokol Zogaj, Zëvendëskomisar i Shërbimit Korrektues të Kosovës. Bashkëpunimi ndërmjet EULEX-it dhe oficerëve korrektues vendas u tha të jetë “shumë i mirë”. Po ashtu, Shefi i Misionit u takua edhe me oficerët policor të EULEX-it që punojnë në këtë qytet.